Një tërmet i fortë ka tronditur këtë mesditë ishullin e Kretës, në Greqi.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti kishte një thellësi prej 10 km dhe u ndje në disa zona të Kretës. Tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter goditi në 12:51 në jug të Kretës, në Detin Libian.
CNN-i grek shkruan se deri më tani, nuk ka raportime për lëndime apo viktima.