Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj flet për punësimin e Kazhanit e Sulos nga Ujësjellësi: Më të mirat në treg (VIDEO)


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur për herë të parë lidhur me punësimin e gazetares Mira Kazhani dhe moderatores Bieta Sulo, tek UKT.

Në një lidhje me programin “Real Story”, mbrëmë Veliaj i quajti ato “më të mirat e tregut” dhe tha se në vende të zhvilluara si Britania e SHBA-ja ka plot raste kur gazetarët punojnë rregullisht si këshilltarë të bashkive.

“Përsa i përket një kompanie, siç është UKT-ja, e cila është një nga kompanitë më të mëdhaja në qytet, ndoshta pas OSHEE, e cila ka nevojë gjithmonë për të marrë këshilltarë, specialistë mediash, konsulentë, për të marrë audit, për të marrë ekspertë kredie. Pra, më të mirët që ka tregu, kjo është një gjë që ndodh tipikisht.

Kolegët e zotit Lela në Britani, kolegët e tij në Boston, punojnë rregullisht për kryetarët e bashkisë se si të komunikojnë. Kështu që një kompani e qytetit merr eksperiencë dhe kërkon nga specialistë të medias, për mënyrën sesi do të komunikojë reforma të caktuara, për mua ka rëndësi bilanci. Kur ish-kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, la ujësjellin, mblidheshin e paguanin ujësjellin 37% e qytetarëve. Sot e paguajnë 98.5%, madje u desh të bënim një minifushatë në kohën e pandemisë për t’u thënë njerëzve “Shkoni në shtëpi, nuk i duam lekët. S’ka kamatvonesa. Është më i rëndësishëm shëndeti. Paguajeni faturën në qershor. Pra zelli edhe në kohë lufte, qytetarët shkonin të paguanin me rigorozitet faturën.”– tha Veliaj.

Vetëm para dy ditësh, në media u zbulua se Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT dhe kishin marrë njëra 830 mijë lekë të vjetra në muaj si këshilltare ekonomike, e tjetra 550 mijë lekë të vjetra si specialiste. Kjo ngriti shumë debate në rrjet, me disa që thonin se dy gazetaret po e merrnin rrogën kot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *