Vendosni fjalën kyçe....

Vendet e BE-së nisin lehtësimet e kufizimeve, Franca i zgjat deri në 24 korrik


Ministri i Shëndetësisë në Francë ka njoftuar se do kërkojë zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 24 korrik.

Vendi u vendos nën këtë gjendje më 24 mars për shkak të shpërthimit të Covid-19.

Masa u njoftua nga Olivier Veran të shtunën, pas një takimi urgjent të Këshillit të Ministrave.

Ndërsa gjendja në fjalë pritej të hiqej në 23 maj, ajo u konsiderua si “e parakohshme” dhe që mbante rrezikun e “ringjalljes së epidemisë”.

Vendimi i qeverisë për të zgjatur urgjencën është vendosur të paraqitet në parlamentin e vendit për miratim javën e ardhshme.

Nuk ishte e qartë menjëherë nëse zgjatja e gjendjes do të ndikojë në planet për të filluar gradualisht heqjen e kufizimeve që fillojnë nga data 11 maj.

Vendi pritet të rihapë shkollat ​​dhe bizneset megjithatë, jeta “nuk do të kthehet në normale” menjëherë, paralajmëroi presidenti Macron.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *