11 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Kosovë ndërkohë që përsëri numri i të shëruarve ka kaluar atë të rasteve të reja.
Bëhet e ditur se 18 persona janë shëruar nga koronavirusi dhe tani numri total i të shëruarve është 381.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1).