Ditë pas ditë të dhënat e raportuara nga Italia mbi koronavirusin janë pozitive duke bërë që kurba e infektimeve dhe vdekjeve të shënojë rënie.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 174 viktima, duke e çuar numrin total në 28,884.
Ndërsa për sa i përket të infektuarve, nga testimet e orëve të fundit janë evidentuar 1389 raste të reja dhe tashmë numri i rasteve totale ka shkuar në 210,717.
Deri më tani në shtetin fqinj, luftën me koronavirusin e kanë fituar 81,654 persona.