Vendosni fjalën kyçe....

Boçi kundërshton idenë e Beqajt për përgjysmimin e rrogave të mësuesve


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist ditën e djeshmë se duhet të përgjysmohen rrogat për sektorin publik dhe mësuesit.

Boçi e ka kundërshtuar idenë e Beqajt që sipas tij shkurtimi i pagave leverdis vetëm për mbajtjen e pushtetit të kryeministrit Rama.

“Pasi nuk ia doli me pensionistët, Rama po e provon me mësuesit.

Për këtë si gjithmonë po përdor Beqajn.

Beqaj ka deklaruar se pagat duhen të shkurtohen për të gjithë sektorin publik, përfshi mësuesit. Sepse kështu shpëton Rama nga rrëzimi dhe ai me ca të tjerë. Beqaj simboli ulëritës i korrrupsionit të Ramës, ishte ministri që i dha koncesionin korruptiv disa miliardësh të check-up, kompanisë kryesore që fut cigaren në Shqipëri.

Beqaj, i cili dorëzoi miliarada të tjera për sterilizimin tek një ndërtues me një të punësuar marangoz, tani me urdhër të shefit, ka rrëmbyer çekiçin e muratorit dhe sharrën e marangozit dhe kërkon t’i bjerë në kokë mësuesve e të sharrojë krahas pensionistëve, pagat e tyre.
Ky “Shaban” i Ramës, pasi sharroi me sharrë shëndetësinë, tani kërkon të sharrojë arsimtarët”
-shkruan Boçi.

Ditën e djeshme në emisionin “Kjo Javë” në News 24, deputeti socialist Ilir Beqaj tha se duhet të preken rrogat në sektorin publik edhe për mësuesit pasi sipas tij krijohet një dallim me sektorin privat që ashtu si publiku edhe pse qëndruan në shtëpi u paguan me rrogë normale sikur të ishin në punë dhe jo me pagë lufte.

“Nuk e meritojnë mësuesit? Po ai që merrte 500 mijë lekë në privat dhe merr tani 260 mijë lekë, se është situata e pazakontë. Po paguajmë të gjithë nga taksat, ndaj o do përdorim një barabartë për të gjithë, sepse nuk është pagë për merita, është shumë financiare se si të jetosh në këtë situatë, ose sa merrnim të gjithë në shkurt. Mund të jenë të dy ekstreme, ndaj unë them kush punon në sektorin publik të marrë 90% të pagës dhe këto lekë që mblidhen të transferohen te këta që rrinë në shtëpi dhe marrin minimumin po të marrin diçka më shumë se minimumi”- theksoi më tej ish-ministri Beqaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *