Vendosni fjalën kyçe....

Ekipet italiane nisin stërvitjen individuale, rifillimi i kampionatit ende pezull


Shumë prej ekipeve italiane kanë nisur stërvitjen individuale për të qenë gati në rast të një rifillimi të mundshëm të kampionatit.

Ndërsa në vende si Gjermania, Anglia e Spanja ka një plan konkret për rifillimin e ndeshjeve, në Itali palët janë ende në diskutim e sipër me njëra-tjetrën para se të diskutojnë me qeverinë.

Megjithatë një numër i madh ekipesh kanë nisur të thërrasin lojtarët e huaj që kanë në skuadër që të rikthehen.

Në Itali kanë mbetur për t’u luajtur edhe 12 takime me Juventusin e Lacion që janë kokë më kokë në garën për titullin kampion duke qenë se kanë një pikë largësi nga njëra-tjetra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *