Europa sot po pregatitet për një lehtësim të kujdesshëm të kufizimeve të koronavirusit, pas shenjave që pandemia mund të ngadalësohet.
Spanjollët u dolën në rrugë të shtunën për të vrapuar për herë të parë pas 48 ditësh në izolim, e duket se dhe Italia po e ndjek, duke lehtësuar masat nga e hëna.
Pas një bllokimi dy-mujor, vendi me numrin e dytë më të lartë të vdekjeve nga koronavoirusi në botë, Italia do i lejojë të hënën njerëzit të shëtisin nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit. Restorantet mund të hapen për të marrë ushqimet me vete, dhe dyqanet me shumicë mund të rinisin aktivitetin.
Daily Mail shkruan se dhe në Hungari, disa dyqane dhe muze, hapësira në natyrë të restoranteve dhe hoteleve, e plazhet mund të rihapen nga e hëna. Por kufizimet do të vazhdojnë të mbesin të njëjta në kryeqytetin Budapest, i cili ka regjistruar rreth 70 % të rasteve të vendit.
Gjermania gjithashtu do të vazhdojë lehtësimin në fillim të javës, me shkollat në disa zona që pritet të rihapen, ndërsa Sllovenia dhe Polonia do të lejojnë që disa biznese dhe hapësira publike të funksionojnë përsëri.
Franca ka thënë se do të heqë pjesërisht bllokimin e saj më 11 maj, duke përfshirë rihapjen e shkollave fillore.
Por me ekspertët e shëndetit që paralajmërojnë se sëmundja mund të godasë për herë të dyta, masat e distancimit social mbetet në fuqi po ashtu dhe përdorimi i maskave.