Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici në një intervistë për mediat italiane ka zbuluar se Juventusi dhe Barcelona janë vazhdimisht në bisedime, por nuk ka treguar për emrat e lojtarëve që mund të blihen apo shkëmbehen.
“Ne po flasim me ta ashtu siç po flasim edhe me shumë klube tjera”, tha ai për Sky Sport Italia .
“Do të jetë një verë e veçantë. Ne kemi nevojë për ide, marrëveshje shkëmbimi dhe gjëra të tjera të reja për tregun e ardhshëm të transferimeve të verës”.
Me këtë, Paratici dha sinjale se mund të shkëmbehen futbollistët Pjanic- Artur.
Pjanic ka qenë që një kohë dëshira e madhe e Barcelonës dhe për shkak të krizës që do të kaplojë edhe skuadrat për shkak të koronavirusit, opsioni më i mirë është shkëmbimi i futbollistëve.
Diçka të tillë mund të shohim shumë në merkaton e verës që po vjen.