Vendosni fjalën kyçe....

Kthyen banesën në Fier në laborator droge, gjykata liron nënën, në burg djali


Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë për nënë e bir, që u arrestuan dy ditë më parë me akuzën se e kishin kthyer banesën e tyre në laborator droge.

Gjykata ka vendosur të lërë në qeli të riun, Angelo Kapaj, ndërsa për nënën e tij, Qamilen, është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Nënë e bir, Qamile u futën në gjykatë me pranga në duar dhe me kokën ulur. Ata u arrestuan dy ditë më parë në fshatin Mbrostar, në kuadër të operacionit të koduar “Laboratori”, ku policia zbuloi laboratorin e drogës.

Në kërkim është shpallur edhe kryefamiljari, Aleksandër Kapaj, sëbashku me një 33-vjeçar nga Kosova.

Brenda banesës së familjes Kapaj, u gjetën dhe sekuestruan 312 fidanë të kultivuar dhe pajisje të tjera.

Për të furnizuar llambat me energji, ata kishin një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ndaj tre elektricistë janë vënë nën hetim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *