Vendosni fjalën kyçe....

Madonna: Kam antitrupa, do dal për një xhiro të thith ajrin e Covid-19 (VIDEO)


Madonna ka zbuluar se ajo ka bërë testin për të parë nëse ka zhvilluar antitrupa për koronavirusin dhe ka dalë pozitive.

Ajo thotë se për këtë arsye, tani po planifikon të dalë dhe të marrë frymë në ajrin me COVID-19. Këngëtarja 61-vjeçare i ndau rezultatet e testit të antitrupave të premten, përmes një postimi në Instagram.

“Provova një test ditën e kaluar, dhe zbulova se kam antitrupa. Kështu që nesër, unë thjesht do të dal për një xhiro të gjatë me makinë dhe do të hap dritaren e do të marr frymë… do të marr frymë në ajrin e Covid-19”– shprehet këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

#staysafe #staysane

A post shared by Madonna (@madonna) on

Megjithatë, është e mundur që Madonna të jetë pak më optimiste seç duhet në lidhje me imunitetin që i ofrojnë antitrupat.

Si Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë thënë se nuk është ende e sigurt, nëse testimi pozitiv për antitrupat nënkupton imunitet nga infeksioni për herë të dytë.

“Një person tjetër i famshëm i dëshpëruar për vëmendje”, ka shkruar një ndjekës, ndërsa të tjerë e kanë paralajmëruar se Madonna bën pjesë në kategorinë e të rrezikuarve për shkak të moshës dhe se duhet të shqetësohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *