Vendosni fjalën kyçe....

Misteri, laboratori i Wuhan-it zhduk fotot e shkencëtarëve që punojnë pa masa mbrojtëse


Fotografitë, të cilat duket se tregojnë standarde të dobëta të sigurisë në laboratorin kinez të Wuhan-it,  në qendër të dyshimeve ndërkombëtare mbi Covid-19 janë fshirë sistematikisht nga faqja e saj në internet, teksa presidenti amerikan Donald Trump vijon të rrisë presionin mbi Pekinin për rolin e tij të mundshëm në shpërthimin e pandemisë.

Gjatë muajit të kaluar, Instituti i Virologjisë i Wuhan ka hequr fotografi të shkencëtarëve që punojnë në laboratorët e tij.

Presidenti amerikan Trump njoftoi të enjten se kishte parë informacione nga inteligjenca që i dhanë atij një shkallë të lartë besimi se pandemia e kishte origjinën e saj në institut, një muaj pasi media britanike, ‘The Mail on Sunday’ zbuloi për herë të parë se ministrat e Kabinetit Britanik kishin marrë njoftime të klasifikuara mbi mundësinë e rrjedhjes së virusit nga instituti i virologjisë.

Materiali i redaktuar përfshin një faqe në faqen e internetit të institutit që tregon fotografi të stafit të institutit që hyjnë në shpella për të marrë tamponë nga lakuriqët që mbartin koronaviruse, me shkencëtarët që janë veshur me pajisje minimale mbrojtëse.

Instituti duket se ka hequr referencën edhe për një vizitë në institut në mars 2018 të Rick Switchzer, një ekspert i shkencës dhe teknologjisë nga ambasada amerikane në Pekin.

Si rezultat i vizitës së Switchzer, kabllot u dërguan në Departamentin e Shtetit të SHBA nga ambasada duke paralajmëruar në lidhje me rreziqet e eksperimenteve me lakuriqët.

Në një prej kabllove diplomatike shkruhej: “Gjatë ndërveprimeve me shkencëtarë në laboratorin e virologjisë në Wuhan u vu re se laboratori i ri ka një mungesë serioze të teknikëve dhe studiuese të trajnuar siç duhet, të nevojshëm për të operuar me siguri në këtë laborator që ka një përmbajtje të lartë e të rrezikshme.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *