Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku: Vaksina që do të shpiket, të ndahet me të gjithë botën


Papa Françesku këtë të dielë bëri thirrje për bashkëpunim shkencor ndërkombëtar për zbulimin e një vaksine për koronavirusin.

Siç shkruan Reuters, Papa tha se çdo vaksinë e suksesshme që do krijohet, duhet të vihet në dispozicion për të gjithë në të gjithë botën.

“Në fakt, është e rëndësishme të bashkohen aftësitë shkencore, në mënyrë transparente dhe të paanshme për të gjetur vaksina dhe trajtime”- tha ai.

Papa tha se ishte gjithashtu e rëndësishme të “garantohet qasja universale në teknologjitë thelbësore që lejon çdo person të infektuar, në çdo pjesë të botës, të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

Këtë deklaratë, papa Françesku e bëri nga biblioteka papale në vend të Sheshit të Shën Pjetrit ku mbante fjalën e tij përpara pandemisë.

Ai i falenderoi të gjithë ata në mbarë botën që po ofronin shërbime thelbësore për nejrëzit. Papa Françesku inkurajoi bashkëpunimin ndërkombëtar për t’u marrë me krizën dhe për të luftuar virusin, i cili ka infektuar gati 3.5 milion njerëz dhe ka vrarë më shumë se 240,000 njerëz në të gjithë botën.

Mes të tjerash, ai mbështeti gjithashtu një propozim nga një grup ndërfetar, i njohur si Komiteti i Lartë i Vëllazërimit Njerëzor për një ditë ndërkombëtare të lutjes dhe agjërimit më 14 maj. Kjo për t’i kërkuar Zotit që të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë pandeminë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *