Vendosni fjalën kyçe....

Policia iu prish ‘festën’ në lokal, arrestohen tre të rinj në Pogradec


Policia vijon kontrollet për t’u siguruar që baret dhe restorantet  po qëndrojnë mbyllur gjatë periudhës së pandemisë, e në qytetin e Pogradecit janë vënë në pranga tre persona në kuadër të këtij aksioni.

Policia thotë se bëhet fjalë për pronarin e një lokali, të moshës 19-vjeçare, i cili e kishte hapur biznesin e tij përkundër rregullave të vendosura nga qeveria si dhe dy të tjerë që ndodheshin brenda në lokal. Edhe këta të dy të rinj.

Ata akuzohen se kanë kundërshtuar forcat e policisë, dhe njërit prej tyre iu gjet edhe një thikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në lagjen nr. 2, në katin e parë të banesës së shtetasit F. B., kanë konstatuar të hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, një ambient të përshtatur si lokal, brenda të cilit ndodhej ky shtetas me dy shtetasit e tjerë K. T., dhe N. K.

Tre shtetasit e mësipërm, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin për në Komisariat. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit K. T., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Në përfundim të veprimeve të para, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 19 vjeç, ndaj të cilit u mor edhe masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, shtetasit K. T., 20 vjeç, si dhe N. K., 19 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’), banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale ‘Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *