Vendosni fjalën kyçe....

Rusia regjistron bilancin më të keq, 10 mijë raste të reja brenda ditës me koronavirus


Me 10.633 raste të regjistruara në një ditë të vetme, Rusia ka parë rritjen e saj më të madhe ditore në infektimet e raportuara për Covid-19. Ndërsa zona e Moskës mbetet më e prekura, sëmundja po përhapet në të gjithë vendin, raporton RT.

Numri i njerëzve të konfirmuar se janë infektuar me koronavirus në mbarë vendin u rrit në 134.687 të Dielën, thanë autoritet përkatëse. Pesëdhjetë e tetë pacientë të tjerë kanë vdekur, duke sjellë numrin e përgjithshëm kombëtar të vdekjeve nga Covid-19 në 1.280.

Me mbi 82,700 infeksione të regjistruara në Moskë dhe rajonin e saj përreth, kryeqyteti mbetet qendra e shpërthimit të Rusisë. Ajo pasohet nga qyteti i dytë më i madh, Shën Petersburg, i cili ka regjistruar  mbi 5,000 raste.

Murmansk i largët verior regjistroi 238 raste të reja shqetësuese, duke e çuar totalin në 1.694. Provinca e izoluar, e cila shtrihet kryesisht brenda Rrethit Arktik, ka një popullsi vetëm 750,000 persona.

Zyrtarët thanë që në më shumë se gjysmën e rasteve të regjistruara rishtazi në Rusi, pacientët ishin asimptomatikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *