Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak pas mesnatës në Delvinë. Mësohet se një automjeti tip “Mercedez Benz GLE” i është vënë eksploziv.
Makina të cilës i është vënë eksplozivi, është në pronësi të shtetasit Vango Zoto, 53 vjeç, i cili është edhe shofer i linjës Delvinë-Athinë.
Ngjarja u regjistrua në qendër të qytetit, ku ka shkuar policia për të kryer hetimet.
Paraprakisht dyshohet se tritoli mund të jetë vendosur për larje hesapesh apo ndonjë konflikt që 53-vjeçari mund të ketë pasur. Megjithatë ende nuk ka asnjë të dyshuar.