Shqiptarët e mbetur në shtetet e tjera pas bllokimit të kufijve për shkak të pandemisë së COVID-19, po riatdhesohen nëpërmjet avionëve të “Air Albania”.
Por duket se rregullat e diancimit social për ta nuk po zbatohen. Të paktën kështu duket në një foto të LSA-së që po qarkullon në rrjet.
Në foton në fjalë, shqiptarët që po ktheheshin nga Frankfurti i Gjermanisë dy ditë më parë ishin aq shumë saqë disa prej tyre janë detyruar të qëndrojnë në këmbë sikur të kishin hipur në një autobus.