1500 persona në ditë humbin vendin e punës ndërsa qindra mijëra familje janë në kufijtë e mbijetesës ka deklaruar këshilltari ekonomik në PD, Dorjan Teliti.
Sipas tij, 12 miliardë është kostoja e keqqeverisjes së kryeministrit Rama në 7 vjet. Teliti publikon më tej shifrat që sipas tij i ka kushtuar Shqipërisë e shqiptarëve keqqeverisja e Ramës.
Ai thekson se borxhi publik është rritur me 2.3 miliardë euro, po paguhen nga taksat 1.9 miliard euro ndërsa janë shpërdoruar 6 miliardë euro sipas raporteve të KLSh-së.
Ai shkrua se është koha për veprim e jo për propagandë pasi ekonomia e qytetarët e kanë sot më shumë se kurrë të nevojshme qëndrimin e qeverisë në krahun e tyre.
“12 miliard euro eshte kosto e keqqeverisjes se Rames ne 7 vjet ndersa prej dy muajsh dalin nga puna 1500 persona cdo dite. Biznesi dhe ekonomia po falimenton. Shteti duhet ofroje mbeshtetje urgjente pasi cdo dite te pakten 1500 persona humbasin punen e qindra mijera familje jane ne kufijte e mbijeteses. Qytetaret kerkojne mbeshtjetje, permes parave qe po ata mbushin arken e shtetit permes taksave qe paguajne cdo muaj.
Shqiptaret i kerkojne qeverise ti ktheje detyrimin qe ka ndaj tyre ne keto kohe te veshtira, ku me urdher te qeverise ata po humbasin cdo gje. Shteti vijon e tallet ndersa ju jep lugen bosh dhe ekranet plot me propagande ku u thuhet se u eshte dhene gjithcka ka shteti dhe se aq kishte. Kjo pergjigje do pranohej vetem ne nje rast, vetem nese do kishim nje qeveri qe ka punuar ne te mire te vendit dhe nuk ka shkaktuar deme ne kurriz te tij.
Por jo, kjo qeveri nuk mund te jape kete pergjigje.
A e dini sa na kane kushtuar keto 7 vjet keq-qeverisje?
- Borxhi publik u rrit me 2.3 miliarde euro.
- U moren nga xhepat e taksapaguesve shqiptare 2.1 miliarde euro me shume vetem si pasoje e rritjes se taksave dhe tatimeve.
- U firmosen dhe po paguhen ne kurrizin tone 1.9 miliarde euro PPP per nje grusht miqsh.
- U shperdoruan, u keqadministruan dhe u vodhen 6 miliarde euro sipas KLSH-se.
Dilni tani dhe thuajini shqiptareve skemi leke. Dilni dhe flisni per lodhjen qe po perjetoni. Dilni dhe me buzeqeshje, shpeshhere ironike, talluni me njerezit qe qajne e kerkojne ndihme. Sot ekonomia, biznesi dhe njerezit ne nevoje e kane me shume se jetike ndihmen dhe te ndjejne qe shteti eshte ne krahun e tyre.
Cdo dite e humbur jane biznese me shume drejt falimentit, varferi qe perhapet me shpejtesi, shprese qe shuhet. Eshte koha per veprim e jo per propagande, ajo nuk ngop stomakun e uritur te shqiptareve.” – shkruan Teliti.