Vendosni fjalën kyçe....

195 viktima dhe 1221 të infektuar të rinj gjatë 24 orëve në Itali


Në Itali të dhënat e raportuara nga autoritetet shëndetësore për sëmundjen e shkaktuar nga virusi i ri korona vazhdon të shënojë një trend në shifra të ulëta të krahasuara me pikun e epidemisë.

Në 24 orët e fundit numri i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 është 195 duke e çuar numrin total në 29,079.

Nga testimet e 24 orëve personat e prekur me koronavirus janë 1221 persona dhe numri total që nga fillimi i të infektuarve është 211 938.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-COV2 është 82,879 persona. Rastet aktive me këtë sëmundje në vendin fqinj është 99,980 persona.

Deri më tani në Itali sipas të dhënave të publikuara në Ëorldometers.info janë testuar 2,191,403 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *