Vendosni fjalën kyçe....

Afganistani heton raportet se forcat iraniane detyruan migrantët të hidhen në lumë


Afganistani ka nisut hetimet pas disa raporteve së një grup migrantësh afganë u mbytën në lumë pasi u torturuan nga rojet kufitare iraniane.

BBC shkruan se refugjatët u kapën duke provuar të hynin në Iran ilegalisht nga krahina perëndimore e Heart-it të premten.

Ata u rrahën dhe u detyruan të hidhen në lumë nga rojet kufitare iraniane, thuhet në raporte. Disa prej tyre thuhet se kanë vdekur. Irani i ka hedhur poshtë pretendimet.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se incidenti ndodhi në territorin afgan, jo atë iranian, dhe rojet e sigurisë mohuan çdo përfshirje.

Numri i njerëzve të përfshirë në këtë incident është i pakonfirmuar por zyrtarët thanë se dhjetëra migrantë kaluan kufirin, të paktën shtatë persona vdiqën e shumë të tjerë janë zhdukur.

Një grup kërkimi është dërguar për të tërhequr trupat e migrantëve nga lumi.

Komisioni Afganistan për të Drejtat e Njeriut (AHRC) tha që zyrtarët lokalë i thanë se “forcat iraniane të sigurisë arrestuan një numër migrantësh afganë që kërkonin punë që donin të hynin në Iran”.

“Ata u detyruan të kalonin lumin Harirud (në kufirin afgano-iranian), e si rezultat një numër prej tyre u mbytën dhe disa mbijetuan”- shtoi AHCR.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Shir Agha, një migrant i cili thotë se ishte dëshmitar i incidentit.

“Na paralajmëruan se nëse nuk hidhemi në ujë, do të pushkatohemi”– tregoi ai për Reuters.

Një migrant tjetër afgan, Shah Wali, thotë se rojet iraniane “na rrahën, pastaj na detyruan të bëjmë punë të palodhur. Pastaj na morën me minibus afër lumit, dhe kur arritëm atje, na hodhën në lumë”.

Rreth tre milion afganë jetojnë në Iran, refugjatë dhe punëtorë. Qindra afganë kalojnë çdo ditë në Iran për të gjetur punë. Kishte një eksod masiv të migrantëve që ktheheshin në Afganistan pas shpërthimit të koronavirusit në Iran. Por ndërsa Irani kërkon të lehtësojë kufizimet, migrantët afganë në kërkim të punës po kalojnë përsëri kufirin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *