Vendosni fjalën kyçe....

BE kundër pezullimit të vaksinimit të fëmijëve gjatë pandemisë


Bashkimi Europian ka paralajmëruar këtë të hënë se vendimet e disa vendeve europiane për të pezulluar vaksinimin e fëmijëve gjatë epidemisë së koronavirusit mund të shkaktojnë probleme serioze, shkruan Reuters.

“Është shumë e qartë që do të kemi shumë njerëz, fëmijë, të cilët nuk janë vaksinuar”– tha Andrea Ammon, drejtore e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Ndërsa fliste para ligjvënësve të BE-së, Ammon tha se shumica e vendeve evropiane ishin akoma duke siguruar disa nga vaksinimet thelbësore për fëmijët kundër sëmundjeve si fruthi dhe poliomieliti, por gjithashtu shtoi se disa vende kanë pezulluar të gjitha vaksinimet gjatë epidemisë. Megjithatë nuk i përmendi ato vende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *