Vendosni fjalën kyçe....

Europa nis daljen nga karantina (Fotot)


Italianët dolën përsëri në rrugë sot teksa qeveria hoqi bllokimin më të gjatë në Europë dhe hyri në atë që ka quajtur faza e dytë e krizës Covid-19.

Në Venecia, ku rrugët e zbrazëta dhe rrugicat ishin një simbol i hershëm i krizës në Evropë, Sheshi i Shën Markut ishte plot me njerëz përsëri sot, ndërsa tregtarët vendas u mblodhën në vendet e shitjes.

Trenat dhe platformat ishin gjithashtu plot me njerëz në Milano me më shumë se katër milion njerëz që pritet të kthehen të punojnë në fabrika dhe vendet e ndërtimit, ndërsa të tjerët mund të ushtrojnë stërvitje nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit për herë të parë në shumë javë.

Qeveria e Italisë thotë se rajonet janë përgjegjëse për të siguruar distancimin shoqëror në transportin publik, por disa fotografi sugjeruan se nuk po zbatohej rreptësisht.

Të njëjtat masa lehtësimi kanë nisur të zbatohen në Gjermani, Portugali, Spanjë e Austri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *