Në këtë kohë të vështirë të pandemisë ku të gjithë janë të kushtëzuar të qëndrojnë në shtëpi, kemi parë mjaft të famshëm të cilët na tregojnë se si e kalojnë ditën e tyre, apo që futen në komunikim live me fansat.
Edhe Dj Khaled, ia ka plotësuar dëshirën fansave të tij duke i futur në bashkëbisedim live në “Instagram”, mirëpo është penduar që e bëri këtë. Kjo sepse një fanse, direkt sa u hap kamera u shfaq gjysmë e zhveshur dhe duke e provokuar Khaled me të pasmet e saj. Ajo nisi të bënte twerk dhe Dj Khaled mbylli sytë duke iu lutur fanses të ndalonte.
“Jo, jo, joo! Të lutem, kam familje! Flasim normal, kam respekt. Nuk mundem”– thoshte DJ por duke parë se fansja s’po i bindej u detyrua t’i mbyllte bisedën.
Vetë Khaled e ka postuar këtë video në rrjetin e tij social, ku i kërkon fansave ta marrin me qetësi.
“Unë kam dashuri për të gjithë, ju lutem ta merrni me lehtësi kur jam me fansat. Përsëri kam dashuri për të gjithë, ju lutem le të jemi të respektueshëm. Bekime!”- shkruan ai karshi videos.