Turma të mëdha u turrën në dyqanet e pijeve alkoolike në Indi pasi ato u rihapën në mes të bllokimit të Covid-19.
Megjithatë dyqanet u mbyllën shpejt nga policia në disa zona për shkak të shkeljeve masive të distancimit social.
Dyqanet e pijeve, të cilat u mbyllën në 25 mars, u lejuan të hapen përsëri të hënën në të gjithë Indinë, si pjesë e planit të qeverisë për të zbutur gradualisht bllokimin.
Vetëm dyqanet e pavarura të vendosura larg pikave të nxehta specifike Covid-19 u lanë të lira për të rifilluar punën, ndërsa qendrat tregtare mbeten të mbyllura.
Zyrtarët urdhëruan të gjithë të vazhdojnë të mbajnë maska dhe të qëndrojnë dy metra larg njëri-tjetrit kur blejnë alkool.
Megjithë thirrjet për të mbajtur distancim social, dyqanet e pijeve menjëherë tërhoqën turma masive.
Fotografitë dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë se në shumë raste njerëzit ishin duke qëndruar shumë afër me njëri-tjetrin teksa rreshtoheshin para dyqanit. Kjo detyroi policinë që të mbyllte sërish dyqanet e hapura.