Vendosni fjalën kyçe....

Jeni në pritje të përgjigjes së Lotarisë amerikane, ambasada ka një njoftim me rëndësi


Ambasada amerikane ka njoftuar se përgjigjet për Lotarinë janë shtyrë për në muajin qershor.

Ndryshe nga vitet e mëparshme ku aksesi për të të marrë përgjigjen hapej në muajin maj, këtë herë, autoritetet amerikane për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi ka shtyrë për në 6 qershor hapjen e aksesit për të marrë rezultatin e aplikimit.

Kjo shtyre sipas ambasadës nuk do ketë ndikim negativ në administrimin e Lotarisë së këtij viti.

Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020.  Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021”-thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *