Dy kilogramë kokainë dhe 1,5 kg marijuanë u sekuestruan në Greqi gjatë një operacioni të policisë kundër trafikut të narkotikëve.
Në këtë operacion u arrestuan 4 shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetas grek të moshave 26-54 vjeç.
Operacioni është zhvilluar në Selanik. Mes të arrestuarve janë krerët e grupit, një çift shqiptarësh, burri 35 vjeç dhe gruaja 26 vjeçe.
Një pjesë e drogës u gjet e fshehur në një oxhak në banesën e tyre në Perama. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 67.000 euro, 2 pistoleta, 17 fishekë, 3 makina, 1 motor dhe shënime të ndryshme.