Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për emisionin “Open” deklaroi se shifrat mbi koronavirusin janë mashtrim pasi sipas saj raste me këtë virus ka pasur edhe në muajt janar-shkurt.
Më tej ajo tha se dëmi më i madh do vijë nga ekonomia dhe fatkeqësia nga ky depresion do ketë viktimat e saja.
“Shifrat janë mashtrim, absolutisht nuk janë të sakta, sa kanë vdekur në janar e shkurt e pse kanë vdekur? E kam thënë që në mars që periudhën e Covid e kemi kaluar e mund të ketë pasur të tjerë të sëmurë që nga dhjetori se janari e shkurti ka pasur shumë raste, se gjithë shqiptarët kanë kaluar një grip flamë i themi ne gjuhen popullore.
Pra në restrospektivë ka gjëra që nuk shkojnë në atë që thuhen, ajo që më vjen keq për mënyrën e menaxhimit kërkojmë të themi qe jemi mire, kur jemi keq. Në vend të themi na falni jemi të papërgatitur, ajo që mendoj një nga gabimet kryesore që ka bërë qeveria vendosja e panikut e terrorit psikologjik te qytetarët, ne vet si popull jemi shumë të kujdesshëm sa i takon shëndetit pavarësisht se nuk hamë shëndetshshëm, po jemi munduar të jemi në një standard më të lartë se vendet e tjera
ekonomia është dëm më i madh se Covid-19, fatkeqësia e depresioni ekonomik, viktimat e saj do jenë shumë më të mëdha se sa të sëmurët me koronavirus”- tha Kryemadhi.