Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Institucionet financiare na kanë futur në hartën e kuqe, në korrik diskutohet çështja e bukës


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha në emisionin “Open” se qeveria duhet të ngrejë një task-force me ekspertë të pavarur për të hartuar një plan kombëtar për ekonominë.

Kryemadhi tha se institucionet ndërkombëtare financiare e kanë përfshirë Shqipërinë në hartën e kuqe për rrezikun e kolapsit financiar.

Ajo tha se qeveria mund të heqë vetëm një koncesion për të kryer testimin e një pjesëtari të çdo familjeje.

Një koncesion më pak i qeverisë dhe të testohet një person në familje dhe të mundësohej lëvizja e njerëzve. Sa i përket ekonomisë është shumë e vështirë. Patëm një lloj shprese nga konferenca e donatorëve. Ndoshta edhe pandemia ndikoi që një pjesë e donatorëve të tërhiqeshin. Edhe sot e kësaj dite familjet që kanë humbur shtëpitë jetojnë ende në çadër. Duhet një plan, pra një task force ekonomike pa parti politike.

Në qoftë se unë do kërkoj diçka do thoni hë se ti e thua se je në opozitë. Prandaj, kam tre vjet që them se duhet të jetë një vendim kombëtar. Në fund të ditës, po të shikoni edhe një hartë nga BB apo FMN, Shqipëria hyn tek zonat e kuqe ku pas muajit korrik hyn tek çështjet e bukës. Këtu janë një nga problemet e mëdha. Duhet të lëmë jashtë interesat tona politike. E vetmja gjë që kërkohet për mendimin tim”- theksoi Kryemadhi 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *