Ministri i Drejtësisë në Belgjikë, Koen Geens, i cili është edhe zv.Kryeministër, ka kaluar një situatë mjaft të sikletshme para kamerave.
Të enjten ai bëri një vizitë në një punishte qepjeje të organizatës së grave të krishtera Ferm in Ëijgmaal.
Vullnetarët po bënin maska e Greens mori njërën prej tyre për ta vënë, por këtu hasi vështirësi.
Në fillim e vendosi maskën në kokë, më pas në sy dhe në fund e hoqi fare.
Meanwhile in Belgium… their deputy prime minister getting to grips with the situation. pic.twitter.com/NPnelc6shd
— Laura Round (@LauraRound) May 1, 2020
Videoja gjatë gjithë javës ka shkaktuar mjaft debate në rrjetet sociale, me shumicën e njerëzve që e tallnin ministrin.
Por shkrimtarja e J.K. Rowling i doli në krah përmes një postimi në “Twitter”.
“Nuk mund të tallem me ndërgjegje me këtë njeri. Kjo është saktësisht ajo që unë do të bëja, veçanërisht kur jam duke u filmuar.”- shkruante autorja e librave të Harry Potter. Geens e falenderoi shkrimtaren më pas që i doli në krah.