Vendosni fjalën kyçe....

Ngacmoi vajzën e re teksa ishte në detyrë, përjashtohet nga policia efektivi


Është përjashtuar nga policia, efektivi, që u shfaq në një video në rrjetet sociale duke ngacmuar një vajzë të re.

Ndaj tij ndërkohë ka nisur edhe një hetim disiplinor ndaj efektivit të komisariatit 3 në Tiranë.

Punonjësi i policisë me iniciale M.K., u shfaq mbrëmje e djeshme në rrjetet sociale teksa ishte në detyrë, duke ngacmuar një vajzë të re.

Deklarata e Policisë së Shtetit

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, identifikuan punonjësin e Policisë, i cili është shtetasi M. K., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *