Vendosni fjalën kyçe....

Policia dhunon kalimtarët në Nju Jork, qytetarët akuza efektivëve: Mos u justifikoni me Covid-19 (Video)


Videoja e një oficeri policie në Nju Jork duke goditur me pistoletë elektrike një kalimtar është shfaqur në rrjetet sociale.

Ndjekja e kalimtarit nga policia nisi teksa efektivët po përpiqeshin të shpërndanin një grumbullim personash në East Village, zonë që është nën masat e kufizimit të lëvizjeve lidhur me Covid-19.

Videoja tregon përleshjen e policisë me një të dyshuar, ndërsa kalimtarët e tjerë pyesin me zë të lartë se çfarë bëri ai.

Një person afrohet më pas dhe oficeri i thotë që të qëndrojë larg teksa i drejton armën. Më pas polici e godet kalimtarin disa herë më grushte dhe e rrëzon përtokë.

Incidenti është duke u hetuar nga Byroja e Punëve të Brendshme e policisë së Nju Jorkut ndërsa qindra qytetarë e kanë dënuar dhunën e policisë në rrjetet sociale duke kërkuar dënimin e efektivëve që sipas tyre përdorën justifikimin e kufizimeve lidhur me Covid-19 për të dhunuat qytetarët pa arsye.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *