Trajneri i kombëtares holandeze të futbollit, Ronald Koeman, është shtruar me urgjencë në spital pas problemeve me zemrën.
Sipas mediave vendase, 57-vjeçari është transferuar në repartin e kardiologjisë në spitalin e Amsterdamit ku i është vendosur një stentë në zemër.
‘Telegraaf’ shkruan se shpejtësia e ndërhyrjes ka bërë që gjendja e teknikut të përmirësohet e raportohet se ai është në gjendje të mirë e pritet të dalë shpejt nga spitali.