Vendosni fjalën kyçe....

Rasti i parë Covid-19 në Francë mund të ardhur që në dhjetor, sugjerojnë prova të reja


Rasti i parë i koronavirusit në Francë mund të ketë ndodhur një muaj më parë sesa sugjerojnë shifrat zyrtare, sipas një profesori nga Spitali Avicenne, pas rishikimit të 24 mostrave të gjakut të pacientëve.

Profesori Yves Cohen nga Spitali Avicenne në Bobigny, tha në një intervistë për mediat lokale se duket se Covid-19 kishte ardhur në Francë në fund të vitit 2019 – në vend të datave zyrtare në periudhën janar-shkurt 2020 – siç ishte menduar më parë.

U mor një vendim që të rishqyrtoheshin 24 mostra gjaku nga pacientët të cilët u shtruan në spital në muajin dhjetor me infeksione të frymëmarrjes, por kishin testuar negativ për gripin. Nga 24 mostrat e provuara, një pacient mashkull doli pozitiv për Covid-19.

“Ne kemi rishqyrtuar të gjitha testet negative për njerëzit që u diagnostikuan me pneumoni. Nga 24 pacientë, gjetëm një që rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, më 27 dhjetor, kur ai u dërgua në spitalin tonë Avicenne,” tha Cohen. Ai konfirmoi që pacienti në fjalë është shëruar plotësisht dhe ‘është mirë’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *