Cristiano Ronaldo e shfrytëzoi pjesën më të madhe të ditës së tij të planifikuar në Madeira, duke i dhuruar mamasë së tij një makinë të re të paketuar dhe duke shëtitur nëpër ishull me djalin e tij përpara se të merrte avionin charter për të fluturuar drejt Italisë.
Avioni i kapitenit portugez, Gulfstream G200 mbërriti në kryeqytetin e ishullit Madeira, Funchal të dielën në mbrëmje prej nga ku ai do nisej për në Torino.
Portugezi ka më shumë se dy muaj që është larguar nga Juventusi ndërkohë që është bashkuar sot me torinezët ku do qëndrojë në izolim për dy javë para se të rinisë stërvitjen në datën 18 maj.