Vendosni fjalën kyçe....

Serbia mund të heqë gjendjen e jashtëzakonshme më 6 maj


Serbia po planifikon të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të rënies së kurbës së pandemisë.

Presidenti serb Aleksandar Vucic, tha se propozimi i nënshkruar nga ai dhe kryeministri do të shkojë në Kuvend të mërkurën dhe se pritet të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, e cila do të hyjë në fuqi të enjten.

“Kushtet janë përmbushur… nuk duhet të kemi një shtetrrethim deri të enjten”– tha Vuçiç në një transmetim nga televizioni privat Pink, citon Reuters.

Serbia do të rifillojë javën e ardhshme shërbimet e autobusëve dhe hekurudhave dhe do të lejojë fluturime komerciale më vonë në maj.

Qendrat tregtare, kafenetë dhe restorantet gjithashtu do të rihapen me kushtin që ata të mbajnë distancën sociale.

Predrag Kon, një epidemiolog dhe anëtar i komitetit të krizës i ngarkuar me luftën kundër virusit, tha se shumica e masave sanitare dhe mjekësore për të luftuar kundër pandemisë do të qëndrojnë në fuqi.

“Këto raporte do të përfundojnë… por gjendja e një epidemie do të mbetet”– tha ai në transmetim.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Serbi arriti sot në 9.464, prej tyre 193 të vdekur dhe 1.551 të shëruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *