Vendosni fjalën kyçe....

Soreca i dorëzon Manastirliut pjesën e parë të 4 milionë eurove me ndihma për shëndetësinë


Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca, i ka dorëzuar Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pjesën e parë prej 4 milionë euro nga BE-ja për të luftuar koronavirusin.

Kjo pjesë konsistonte në maska, doreza dhe syze mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Ndërsa 10 mijë kite testimi, ventilatorët dhe ambulancat do pasojnë së shpejti lajmëroi Soreca.  

Sot i dorëzova pjesën e parë të donacionit prej €4mil nga BE 🇪🇺 për të luftuar COVID19 ministres Manastirliu: 400 kuti me 220.000 dorashka, 2.000 maska dhe syze mbrojtëse dhe 1.000 litra dezinfektues. 10.000 kite testimi, ventilatorët, ambulancat dhe më shumë do të pasojnë së shpejti“-shkruan Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *