Vendosni fjalën kyçe....

Spahia tregon denoncimin: 30-vjeçari ndërroi jetë pasi u sorollat nga Elbasani në Tiranë, pasi Sanatoriumi u kthye në spital koronavirusi


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka shpërndarë denoncimin e humbjes së jetës së një 30-vjeçari i cili po trajtohej në Elbasan, duke fajësuar autoritetet për keqmenaxhimin e situatës në spitale.

Sipas Bardhit, zhvendosja e Sanatoriumit në Elbasan dhe kthimi i tij në spital koronavirusi, ka sjellë një kaos në shëndetësi i cili ka rezultuar për spitalet e tjera në çoroditje apo mbingarkesë.

Bardhi shpjegon se 30-vjeçari është sjellë vërdallë sa në Elbasan dhe në Tiranë për shkak të komplikacioneve që ka pasur gjatë trajtimit mjekësor.

Një djalë i ri 30 vjeçar ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin e improvizuar në Elbasan, i cili ka zëvendësuar të pazëvendësueshmin Sanatorium. Jeta e tij shkoi dëm vetëm për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik. Sanatoriumi ka dalë jashtë funksionit, duke u izoluar si spital COVID për 5 qytetarë, spitalet e tjera janë ose në çoroditje, ose në mbingarkesë urgjencash.

Denoncimi më poshtë tregon kalvarin 24 orësh Elbasan – Tiranë- Elbasan të të riut me turbekuloz, që humbi jetën. Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë!”-shkruan Spahia.

Denoncimi i postuar nga ish-deputeti Bardh Spahia

Ish-deputeti thotë se denoncimi është tregues i paaftësisë së Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky denoncim tregon sesa na kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë, arroganca për të këmbëngulur në këtë paaftësi. Na tregon sesi cirku i pacientëve sa në Tiranë dhe Elbasan rezulton me pasoja fatale!

Zonja Ministre e Shëndetësisë, heshtja juaj nuk i mbulon dot me harresë këto denoncime! Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për video të marketingut politik, me të cilat mbush i facebook-un tuaj dhe të shefit tuaj”-thotë Spahia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *