Këshilli i Lartë Gjyqësor ka votuar me 7 vota pro dhe 4 kundër, kundër kërkesës së presidentit Meta për shkarkimin e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Dvorani.
KLGJ-ja i ka dhënë më shumë kohë Dvoranit në krye të institucionit që drejton, duke i kaluar dokumentacionin për emërimin e 3 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.
Pak ditë më parë, presidenti Meta iu drejtua KLGJ-së për shqyrtimin e pozicionit të Dvoranit në krye të KED-së, duke argumentuar se atij i kishte përfunduar mandati që prej vitit 2014.
Një ditë më parë, Dvorani iu përgjigj Metës duke i thënë të ishte më i përmbajtur e të mos godiste institucionet.