Në Ballkan numrat e të prekurve nga Covid-19 dhe viktimave lidhur me të janë shumë më të përmbajtura krahasuar me pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Europian.
Mali i Zi vijon të jetë vendi me më pak viktima me vetëm 8 të tilla deri tani.
Europa perëndimore është goditur më rëndë nga koronavirusi i ri me Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Spanjën e Francën që kanë pasur më shumë të prekur e më shumë viktima.
Përjashtim bën Gjermania që raporton shumë më pak vdekje krahasuar me vendet e tjera.
Shifrat për Ballkanit
Vendet Të prekur Viktima Të shëruar
Shqipëria 820 31 570
Kosova 855 26 403
Maqedonia e Veriut 1526 86 1013
Mali i Zi 324 8 253
Turqia 127.659 3461 68.166
Greqia 2632 146 1374
Serbia 9677 200 1723
Rumania 13.837 841 5454
Bullgaria 1689 78 342
Bosnja 1946 79 911
Kroacia 2112 83 1560
Sllovenia 1445 98 244