Vendosni fjalën kyçe....

Si do vijojë përralla e covidit?


Nga Renis Cerga

Këto janë disa nga titujt që do të shihni në media në muajt e ardhshëm.

OBSH: Vala e dytë e virusit, mund të jetë më e rrezikshme se e para.

Dëshmi nga shqiptari në Selanik: Jetën e kam falë doktor Vasilit, që më shpëtoi nga covid!

Mumbai, arrestohen 3 indianë pa maska.

Shtohen rastet me Covid pas heqjes së masave në Ekuador.

OBSH: Pandemia drejt uljes, por nuk mund të jemi të sigurt, për sa kohë nuk kemi ende vaksinën gati.

Specialisti John Smith: Virusi qëndron 4 orë në rërën e plazhit, nëse është në hije.

Epdemiologu Ali Mahmud: Nuk ka një studim se çfarë ndodh me virusin në ujin e detit. Bëni kujdes!

Vlorë: Godet rojen e supermarketit, se e ndaloi të hynte pa maskë. Arrestohet!

Varshavë: Futbollisti Vjacesllav Tarnovicz refuzon të hyjë në fushë. Dyshon se një nga futbollistët kundërshtarë është me Covid.

Kore e Veriut: Një laborator po punon per ta bërë edhe më vdekjeprurës Covid. Reagon Uashingtoni!

Si gënjeu Irani për shifrat e të vdekurve. Dëshmon mjeku Ahmed Firouzja, aktualisht azilant politik në Paris.

Pastori Goldfish dhe Imami Ali Jusuf në një mendje: Covid ndëshkim nga Perëndia!

Nairobi: Shtohen rastet me sindromën Kaëasaki, 50 fëmijë të infektuar. Dyshohet një mutacion i rrezikshëm i Covid.

OBSH: Avian flu dhe Covid mund të kombinohen për një variant vdekjeprurës të virusit.

Los Angeles: Ngordhin 2 tigra dhe 12 luanë në Kopshtin Zoologjik. Mutacioni i Covid tek felinët mund të jetë vdekjeprurës.

Sipas një studimi kanadez, koronavirusi mund të kthehet në çdo moment.

Azerbajxhani mbyll kufirin me Armeninë. Ministri i Jashtëm: Armenët po sjellin me qëllim persona të infektuar me Covid.

Barcelonë: Banakieri me Covid pështynte në gotat e klientëve. Fillon gjurmimi epidemiologjik.

Flet epidemiologu japonez. Koronavirus mund të rikthehet në mars 2021.

CNN: Peticion masiv kundër dhënies së çmimit Nobel për epidemiologun suedez që manaxhoi epideminë Covid në Suedi. Sipas poetit Fabio Caca po nderohet një kriminel.

OBSH: Ndërprerja e financimeve është papergjegjshmëri. Një pandemi e re mund të mos njoftohet dot në kohë dhe mund të shkaktojë katastrofë humanitare.

Krujë: Mbyllet fasoneria. Nuk zbatonte distancën sociale. Pronari në kërkim.

Amsterdam: Zbulohen raste të reja me Covid. Kërkohet mbyllja e Red Light District. OBSH ndryshon protokollin. Koronavirus është edhe sëmundje seksualisht e transmetueshme.

Studimi belg vërteton se Covid mund të qëndrojë deri në 30 ditë në vajin e palmës.

Paulo Dybala vazhdon të jetë pozitiv prej 8 muajsh.

CDC: Covid i ngjashem me Hepatitin B dhe HIV. Ka raste që kthehen kronike.

Korçë: 2 raste me Covid në bujtinën Lalka. Dr. Pipero i pranishëm gjatë dezinfektimit.

Marine le Pen: Emigrantet mund të risjellin Koronavirusin në Francë. Reagon e majta: Deklaratë raciste!

E fundit kjo

CNN: Zgjedhja e Trump për një mandat të dytë është pasojë e ndërhyrjes kineze në votime!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *