Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i Kushtetueses për qeverinë e re, Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Vetëvendosjes  


Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Lëvizjes Vetëvendosje pas kërkesës së kësaj të fundit të një opinioni ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi dekretin e presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re.

Komisioni ka vendosur që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila është shprehur për pezullimin e dekretit presidencial deri në 29 maj kur do dalë me një qëndrim shterues.

Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar. Ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm”- thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.

Në Kosovë që prej prishjes së koalicionit mes LVV-së dhe LDK-së dhe në këtë mënyrë shkarkimin e qeverisë Kurti, palët politike janë futur në një debat mbi krijimin e qeverisë së re.

Nga njëra anë, Vetëvendosja është shprehur për zgjedhje të reja, ndërsa LDK-ja kërkon krijimin e qeverisë së re me parlamentit aktual të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Madje LDK-ja ka bashkuar votat me partinë AAK- të Haradinajt, Nismën dhe AKR-në.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *