Në 24 orët e fundit janë regjistruar 369 viktima, 136 më shumë se një ditë më parë, ndërsa janë regjistruar edhe 1,444 të infektuar të rinj me koronavirus në Itali.
Numri total i viktimave ka arritur në 29,864 e i të infektuarit në 214,457.
Persona aktual pozitiv me koronavirus në Itali janë 91,528
Deri më sot numri i të shëruarve është 93,245, ku rezultojnë 8,014 të shëruar më shumë se një ditë më parë.
Për herë të parë numri i të shëruarve kapërcen numrin e personave aktual pozitiv me COVID-19.