Vendosni fjalën kyçe....

5-vjeçari në Utah kapet në autostradë me makinën e prindërve (VIDEO)


Disa fëmijë derdhin qumësht në kuzhinë ose bëjnë të tjera rrëmuja nëpër shtëpi.

Por, Adriani 5-vjeçar mori makinën e familjes, dhe u kap vetëm kur policia në shtetin e Utah e ndaloi atë në autostradë.

Një patrullë zbuloi se automjeti po lëvizte nga njëra anë në tjetrën në korsi me një shpejtësi prej 50 km / orë, por mendoi se bëhet fjalë për një shofer të lënduar. Për këtë arsye i bëri shenjë të ndalojë. Por u habit kur pa se pas timonit ishte një fëmijë, i cili u tha oficerëve që ishte nisur për të blerë një Lamborghini.

Djali i tha policisë se ai ishte larguar nga shtëpia pasi nëna e tij nuk pranoi t’i blinte automjetin luksoz dhe për këtë arsye mori makinën dhe u nis ta blinte vetë.

“Ai vendosi që ai të merrte makinën dhe të shkonte në Kaliforni për të blerë vetë një Lamborghini”– policia. “Atij mjund të mos i dilnin paratë, pasi ai kishte vetëm 3 dollarë në portofol”.

Askush nuk u lëndua nga incidenti. Do t’i lihet prokurorëve vendorë të vendosin nëse do të paraqesin akuza kundër prindërve, të cilët ishin të dy në punë pasi e kishin lënë Adrianin nën kujdesin e motrës më të madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *