Lojtari i Juventus Paulo Dybala ka mposhtur më në fund virusin e ri korona, pasi testi i fundit ndaj tij doli negativ.
Lajmin e konfirmoi vetë klubi torinez dhe lojtari argjentinas.
Dybala qëndronte i infektuar prej 45 ditësh me këtë virus.
Te Juventus bashkë me Dybala të infektuar me koronavirus dolën edhe dy lojtarët e tjerë, Daniele Rugani dhe Blaise Matudidi.
Tashmë Dybala mund t’i rikthehet stërvitjes duke lënë vetëizolimin prej 45 ditësh.
Seria A ende nuk ka vendosur se kur mund të rikthehet të luajë sfidat e mbetura, ndërsa autoritetet kanë lejuar vetëm stërvitjen individuale të lojtarëve.