Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë- Milot mëngjesin e sotëm, duke lënë të plagosur një person. Sipas policisë, rreth orës 08:50 në këtë aks rrugor një furgon mallrash ka përplasur një këmbësor i cili po kalonte rrugën.
Kalimtari 60- vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë tek Spitali i Traumës në Tiranë.
“Sot, rreth orës 08:50, në aksin rrugor Milot-Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin M.F.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.P., i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhët nën kujdesin mjekësor në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”– thotë policia.