Vendosni fjalën kyçe....

Iu zunë djemtë, në konflikt përfshihen edhe prindërit në Dibër


Foto ilustruese

2 familje janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm në Dibër, pasi u zunë dy djemtë e tyre.

Policia thotë se ka arrestuar 2 persona në fshatin Limjan dhe ka shpallur një të tretë në kërkim.

Sipas policisë, konflikti nisi fillimisht mes 29-vjeçarit me inicialet I.Gj, dhe 20-vjeçarit A.Rr. Më pas u përfshinë në konflikt edhe prindërit e tyreme inicialet D.Rr., dhe M.Gj., të cilët përfunduan të dy në spital e më pas u arrestuan.

DETAJET E POLICISË

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda.

Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim policor 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Limjan po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me pasoja të rënda.

Në fshatin Limjan, janë konfliktuar për motive të dobëta fillimisht shtetasit I. Gj., 29 vjeç e A. Rr., 20 vjeç dhe më pas janë përfshirë në konflikt edhe prindërit e tyre. Si pasojë e këtij konflikti kanë marrë dëmtime shtetasit D. Rr. dhe I. Gj., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • Gj., 56 vjeç dhe D. Rr., 48 vjeç, banues në fshatin Limjan, Dibër, si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi A. Rr, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Dhunim i banesës”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për hetime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *