Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni i është drejtuar me një letër të hapur Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, lidhur me zgjedhjet për strukturat drejtuese në këtë universitet.
Koni edhe një herë i ka kërkuar Shahinit ndryshimin e urdhrit për të kryer zgjedhjet në Universitetin e Tiranës në datën 12 qershor.
Koni i rendit disa arsye për të cilat këto zgjedhje duhen shtyre duke i përmendur situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga virusi i ri i korona por edhe urdhrin e vetë ministrisë për pezullimin e vitit akademik në universitete për shkak të kësaj gjendje.
Koni thekson se me zhvillimin e zgjedhjeve po përjashtohen 15 mijë studentë të universitetit nga e drejta e tyre që i jep ligji për të zgjedhur strukturat drejtuese.
Letra e plotë: