Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti, është shprehur kundër çdo lloj diskutimi që përfshin ndryshimin e kufijve mes Serbisë e Kosovës është i papranueshëm.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu deklaroi se për qeverinë e Kosovës çdo diskutim që përfshin kufijtë është i papranueshëm.
“Në lidhje me deklaratën e z. Borrell, qeveria thekson se dialogu duhet të jetë parimor. Ne tashmë kemi përsëritur qëndrimet tona se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog dhe Josep Borell, dialog me harta. Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, diskutimet që kanë për subjekt kufinjtë e Republikës së Kosovës si premisë për një marrëveshje janë të papranueshme ashtu sikurse një marrëveshje që përfshinë ndryshimin e tyre si rezultat.” – ka deklaruar në të tjera ai.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, spanjolli Josep Borrell deklaroi ditën e djeshme se nuk është kundër idesë së korrigjimit të kufijve mes Serbisë e Kosovës, duke theksuar se kjo është një çështje që duhet ta vendosin vetë vendet.
“Siç thashë kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolikë se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata, apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thashë nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon.” – ka thënë Borell.