Vendosni fjalën kyçe....

Leyen reagon pas takimit online në Samitin e Zagrebit me vendet e Ballkanit Perëndimor: Zbatoni reformat, garantoni lirinë e shtypit


Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka reaguar pas përfundimit të takimit online me liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Zagrebit.

Presidentja e KE-së tha se bashkëpunimi do nxjerrë vendet nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

Më tej ajo bëri thirrje që qeveritë të vazhdojnë në zbatimin e reformave dhe të garantojnë lirinë e mediave.

Samiti i sotëm i Zagrebit BE-Ballkani Perëndimor ka treguar se ne jemi gjithmonë më të fortë së bashku. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim.
Nuk ka dyshim, Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave
”,- shkruan Leyen në Tëitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *