Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu tha se është Rakacolli, por Rama nuk pranon të japë emra për Komitetin e Ekspertëve


Në një intervistë me gazetarin Enkel Demi, kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me Komisionin Teknik të Ekspertëve, tek të cilët është mbështetur për të marrë vendimet lidhur me masat e marra për koronavirusin.

Ai tha se çdo vendim e ka marrë duke u konsultuar me ekspertët, por kur iu kërkua të jepte emra kryeministri refuzoi të përgjigjej.

“Patjetër që i njoh të gjithë dhe diskutoj me ta në mënyrë të rregullt… Jo jo jo, nuk ju them. Emrat e Komitetit janë Publik që të gjithë, i dinë që të gjithë, që nga përfaqësuesit e ISHP-së. Për çfarë kemi ardhur këtu se s’po e kuptoj?”– tha Rama.

Pas më shumë se dy muajsh askush nuk e dinte përbërjen e Komitetit të Ekspertëve, e aq më tepër drejtuesin e saj. Por pas presionit nga media, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se drejtuesja e këtij komiteti ishte zv.ministrja Mira Rakacolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *